Rrefimi i babait që vrau dhe therri fëmijët e tij në Shtërpcë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrefimi i babait që vrau dhe therri fëmijët e tij në Shtërpcë

    Insajderi
    23 February 2017 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ditëve të fundit i kam parë disa njerëz që shikonin në dritare, rreth shtëpisë sime. Ata ishin aty, unë i pashë, por u zhdukën”. Këto ishin fjalët e Dejan Krstiçiq, babait që vrau dhe plagosi binjakët e tij në Shtërpcë të hënën mbrëma.

    Dejan Krstiçiq, (35 vjeçar) nga Shtërpca, i tha dje prokurorit në Prishtinë se nuk i kujtohet arsyeja pse i theri fëmijët e tij, të moshës 40 ditësh, mirëpo e pranoi se i kujtohet tërë ngjarja.

    “Ditëve të fundit i kam parë disa njerëz në dritaret e shtëpisë sime, rreth shtëpisë. Unë i pashë, ata ishin aty, por më pas u zhduken”, i tha Krtiçiq prokurorit në Prishtinë.

    Ai ka treguar se të hënën, në ditën që e kreu vrasjen, në mbrëmje patën mosmarrëveshje me gruan.

    “Kishim një darkë të këndshme, dhe më pas mora një thikë, desha ta trembë pak Anën. Shkova dhe vrava djalin, por nuk e kuptoj pse e kam bërë këtë”, ka thënë Krstiçiq, shkruan Gazeta Express.

    I vogli Dalino Krstiçiq u varros dje në varrezat lokale të Shtërpcës. Nëna e tij Ana, nuk mori pjesë në varrim pasi ishte me fëmijën tjetër në Nish, i cili kishte marrë plagë të rënda nga thika e babait.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark