Një kamion i gjatë i bardhë u përplas me një turmë njerëzish në Nisë të Francës në ditën e Bastijës, duke vrarë, me aq sa dihet deri tash 30 njerëz…
Një kamion i gjatë i bardhë u përplas me një turmë njerëzish në Nisë të Francës në ditën e Bastijës, duke vrarë, me aq sa dihet deri tash 30 njerëz dhe duke plagosur 100 të tjerë.
Kështu ka thënë një zyrtar lokal për CNN.
Një dëshmitar, një amerikan i cili ishte në afërsi të kamionit ka thënë se shoferi ka drejtuar rimorikion e tij në drejtim të turmës, duke shtypur njerëzit përpara, transmeton Klan Kosova.
Dëshmitari tha se shoferi pas godtijes së njerëzve që kishte përpara, ka rritur shpejtësinë.
Sipas të njejtit dëshmitar, ka pasur të shtëna armësh derisa edhe televizioni francez BFM-TV ka raportuar se ka pasur shkëmbim zjarri.
Këto janë informatat që dihen deri tash:
- Dëshmitari amerikan në vendin e ngjarjes ka thënë se shoferi i kamionit ka shkelur trupat dhe më pas ka rritur shpejtësinë. Dëshimtari tha se kishte parë vetëm shoferin. Ai ka thënë se ka dëgjuar të shtëna derisa është larguar por që ka thënë se nuk e di burimin.
- Televizioni francez BFM ka postuar një imazh të kamionit që thuhet se ishte përfshirë në këtë incident. Foto tregon goditje të plumbave në xhamin e këtij kamioni të bardhë.
- “I dashur popull i Nicës, shoferi i një kamioni ka shkaktuar dhjetëra persona të vdekur. Qëndroni për momentin në shtëpitë tuaja. Më shumë informata do të pasojnë” ka thënë kryetari i qytetit të Nicës, Christian Estrosi.