Anisa tregon se për shkak të sëmundjes nuk mund të ketë fëmijë: Kam tentuar ti jap fund jetës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Anisa tregon se për shkak të sëmundjes nuk mund të ketë fëmijë: Kam tentuar ti jap fund jetës

    Insajderi
    03 December 2024 - 08:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa ka bërë rrëfimin e jetës përgjatë qëndrimit në shtëpi.

    Anisa ka rrëfyer me plotë emocione rreth fëmijërisë së saj, dhe mënyrën se si është rritur.

    Ajo ka thënë se është rritur si djalë, pasi që nga fëmijëria e kanë veshur si të tillë, dhe si e tillë thotë se ndjehet akoma, sipas saj, me energji mashkullore përbrenda.

    Tutje, Anisa ka treguar për sëmundjen e saj, e cila vuan nga skolioza.

    “E kam parë në pasqyrë shpinën, jam kthyer anash në anën e majtë  dhe e pash njërën pjesë të shpinës më të çune. Shkova te mami dhe i thash më shiko, se diçka nuk është në rregull me mu, mos jam vra. Momentin që doktori e ka pa shpinën tem, ai i ka thënë nënës time qysh keni mujt me leju fëminë tuaj me lënë në këtë gjendje, mos me ia bë ndonjë kontrollë… Kemi shku në doktora të ndryshëm dhe njëri nga ta tha se kjo që e ka, është shumë problem të rikuperohet apo me u shëru me fizioterapeut, por ne kemi me u mundu që të bëjmë gjëra që kjo të ndihet më mirë. Sëmundja ime është skolioza dhe klifoza e dyfishtë, e kam nga pjesa e qafës deri te boshti i kukave…! “, u shpreh Anisa.

    Ajo tutje ka rrëfyer se sa vështirë e ka pasur të mbaj jelekun nga doktori, dhe mënyrën se si është bullizuar edhe në shkollë.

    “Kam qenë duke ecur, një çikë nga larg më ka bërtitur dhe ka thënë  ‘kqyre kjo çika që është e paralizune’, dhe në atë moment truri im ishte off” u shpreh mes lotësh Anisa, e cila thotë se e kishte përjetuar tejet rëndë..

    Anisa ka treguar edhe për pjesën e shërimit, e cila theksoi se kishte momente kur nuk kishte pirë as ilaqet, teksa rrëfeu se ka patur raste që ka tentuar t’i bëjë edhe vetes keq.

    “Mjeku më ka thënë që gjithqysh më duhet ta bëj operimin, pasi në të ardhmën nuk mund të bëj fëmijë, dhe rrezikoj edhe të mbes në karroce”, u shpreh Anisa.

    Çmimi i këtij operacioni sipas Anisës, është 200 mijë euro dhe është shumë që unë nuk mund ta arrij, ndaj edhe është pjesëmarrëse e këtij formati.

    “Po e shoh veten që nuk jam mirë, si psiqikisht as fizikisht, dhe arsyeja që kam ardhur në Big Brother është për të fituar çmimin dhe ta kryej operimin”, tha Anisa, teksa thotë se i vjen keq për prindërit teksa dëgjojnë se e njëjta ka tentuar t’i bëj vetes keq.

    Anisa ka treguar edhe për jetën sentimentale, e cila tha se kishte qenë në një lidhje toksike, transmeton Klankosova.tv.

    Për të kuptuar më shumë, shiheni videon e mëposhtme:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark