Rrëfimi drithërues i gazetare ukrainase, tregon krejt çka pa në mëngjesin e sotshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëfimi drithërues i gazetare ukrainase, tregon krejt çka pa në mëngjesin e sotshëm

    Insajderi
    24 February 2022 - 11:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja ukrainase, Lyubov Velychko, e cila jeton pranë një baze ushtarake në Kiev, ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar në orët e para të së enjtes teksa Rusia sulmoi me raketa Ukrainën.

    Ajo tregon se u zgjua rreth orës 04:30 të mëngjesit, pasi dëgjoi një zhurmë shumë të fuqishme, ndërsa nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. Lyubov Velychko tregon se doli menjëherë jashtë dhe pa një zjarr të madh.

    Më tej, ajo tregon se fqinjët e saj janë të shokuar dhe në lot. “Ne i fshehëm fëmijët tanë në bodrume në orën 05:00 të mëngjesit”.

    Gazetarja shkoi më pas në bazën ushtarake, e cila ishte shkatërruar nga raketat ruse, ndërsa dy persona mbetën të vdekur. “Kam numëruar 7 raketa”, tregon Lyubov Velychko.


    Më pas, së bashku me familjen e saj vendosi të largohej nga kryeqyteti. “Gjithsesi ne nuk ndjehemi të sigurt, pasi tanket ruse janë pranë kufirit me Bjellorusinë, rreth 80 kilometra larg nga shtëpia”./A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark