×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi ekskluziv i Morinës – Viktimë e dyfishtë e fajdeve, denoncon dy biznesmenë

    Insajderi
    07 September 2023 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi sjell rrëfimin e biznesmenit prizrenas, Mehmet Morina i cili ka treguar se si ka rënë preh e fajdeve në dy raste.

     Rasti i parë, siç tregon Morina ka qenë me Lekë Shalën të cilit i ka huazuar një shumë parashë përmes një kontrate të lidhur mes tyre e i njëjti më vonë i ka kërkuar 224 mijë euro më tepër duke e kërcënuar me shitjen e një objekti që kishte lënë si hipotekë.

    Ndërsa rasti i dytë lidhet me biznesmenin Rifat Kalimashi i cili sipas pretendimeve të Morinës i ka dhënë asete për ta mbuluar obligimin paraprak dhe e ka ‘zhytur’ edhe më shumë në fajde duke i dhënë asete e për të cilat ia ka marrë një objekt me vlerë më të madhe se huaja që ia kishte dhënë.

    Aktualisht në të dyja rastet,  Morina gjendet në dy procese gjyqësore pas padisë që ka bërë.

    Rasti me Rifat Kalimashin është duke u shqyrtuar në Gjykatën e Apelit pasi shkalla e parë ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj tij.

     Ndërsa seanca me rastin e Lekë Shalës pritet të mbahet në tetor. Për këtë rast, Morina ka rrëfyer se si Lekë Shala ia ka dhënë 200 mijë euro, mirëpo ia ka marr 424 mijë euro përmes përmbaruesit privat, pra 224 mijë euro me tepër.

    Sipas Morinës, përmbaruesi privat e ka qit në ankand objektin që ishte në hipotekë pa e bërë Ekspertizën Financiare dhe pa vlerësim të pronës ku vlera e këtij objekti sipas të dëmtuarit është 2 milionë e 34 mijë euro vlerë e cila është dokumentuar nga vlerësuesi ligjor i pronave.

    Gjatë rrëfimit, Mehmet Morina pretendon se dy të akuzuarit, Rifat Kalimashi dhe Lekë Shala i kanë shkaktuar dëme enorme mbi 1.3 milion euro.

    Gazeta Insajderi javë më parë kishte raportuar lidhur me një objekt që ndodhet në kontekst pronësor dhe sipas Morinës është shitur edhe pse ndaj objektit ekziston një urdhër që ndalon shitjen nda dy palët deri në përfundim të procesit zgjedhor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark