Një fotografi i cili ishte duke qëndruar në Siri për të përcjell ngjarjet që ishin duke ndodhur, gjatë punës së tij kishte shpëtuar një djalosh të vogël i cili ishte i plagosur rëndë.
Për të qenë një fotograf në raste lufte është një makth i vërtet shkruan, “The Independent”.
Duke qëndruar dhe duke marrë fotografi të lëndimeve dhe të vdekjeve të njerëzve në konfliktin në Siri, forografit i është ndezur vetëdija e tij prej një shpëtimtari.
Javën e kaluar, fotografi Abd Alkader Habak, ishte në një qytet sirianë, kur një bombë kishte goditur një kolonë të autobusëve që evakuonte disa njerëz nga fshatrat përreth, ku mbetën të vdekur 126 njerëz duke përfshirë edhe 68 fëmijë.
Habak, kishte humbur shkurtimisht vetëdijen gjatë shpërthimit, por kur ai erdhi në vete, e hodhi aparatin e tij dhe vrapoi drejt një djaloshi i cili ishte plagosur rëndë dhe e kishte dërguar në një ambulancë që ishte aty pranë.
Ai ka thënë se ishte një emocion i papërshkrueshëm, shkruan “The Independent”.
“Unë e kam kaluar këtë me emocion. Është diçka e papërshkrueshme për mua dhe kolegët e mi”, ka thënë Abd Alkader Habak.
Ai ka rrëfyer ngjarjen se si e kishte shpëtuar jetën e djaloshit të plagosur.
“Isha duke e kërkuar aparatin tim, e gjeta në tokë, mirëpo aty e pash një fëmijë të shtrirë, ai kishte gjakderdhje, kështu që vrapova pas tij, e kam shikuar dhe e pash që është duke e lëvizur dorën dhe kuptova që ai është gjallë, e kam kap dhe e kam dërguar në ambulancën që ishte afër” ka rrëfyer Habak.
Habak ka thënë se ende nuk e din identitetin e djaloshit dhe nuk e di nëse ka shpëtuar. /Insajderi.com
[arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=bs6XdSQS4rg” /]