Rrefimi i gazetares për debatin me djalin e Enver Hoxhës në aeroportin e Milanos – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrefimi i gazetares për debatin me djalin e Enver Hoxhës në aeroportin e Milanos

    Insajderi
    18 March 2017 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Gazetarja dhe producentja Keda Kaceli, mbesa e e Jonuz Kacelit, intelektualit të vrarë për incidentin e bombës në Ambasadën Sovjetike, ka rrëfyer përballjen e saj me Ilir Hoxhën djelin e Enver Hoxhës, në aeroportin e Milanos.

    Ajo thotë se nuk kishte për qëllim ta bëntë të kërkoj falje, por të njihet e vërteta.

    “Qëllimi im ishte vetëm t’i thosha se Shqipëria do bëhet. Duhet të kuptojmë që jemi antropologjikisht ndryshe. Sepse e vërteta është që ata nuk e kanë dashur Shqipërinë. Arsyeja e vetme që e mbajti diktaturën për 50 vjet dhe këta në pushtet, duke vrarë e duke prerë, ishte mungesa e dashurisë dhe vullnetit për ta bërë Shqipërinë”, ka thënë Kaceli në një intervistë për “Panoramën”.

    Kaceli ka thënë se e kishte pritur reagimin e Ilir Hoxhës, I cili sipas saj I kishte thënë se është i biri “i heroit te Popullit – tha – e ju na keni rruar bythen!”, “Kur s’u be deri tani lesh do behet.” Citon ajo fjalët që I ka thënë Hoxha.

    “Si mund të presësh ndjesë nga i biri i diktatorit apo bijtë e nomenklaturës.Nuk prisja as ndjesë dhe as sjellje qytetare nga një njeri që i mungon ndjenja patriotike. Ata vazhdojnë ende të jenë të fuqishëm, sepse mungon njohja, mungon informacioni, se si erdhën, si qëndruan aq gjatë në pushtet, si e mbajtën pushtetin, si eliminuan elitën fillimisht dhe si më pas u eliminuan mes tyre”, ka deklaruara ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark