Rrëfimi i gjuetares së shtrigave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëfimi i gjuetares së shtrigave

    Insajderi
    10 April 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rabha ishte gjashtë vjeçare kur i kishte vdekur i ati, duke e detyruar të ndalet nga shkolla dhe të ndihmojë nënën e saj, një fermere në Assam, verilindje të Indisë. Ajo ishte 15 vjeç kur ishte martuar me një fermer.

    Ajo në shumicën e kohës qëndronte në shtëpi, duke u përkujdesur për tre fëmijët e saj.

    Nga mesi i viteve të ‘80-ta djali i saj i madh kishte një periudhë të tifos dhe ajo e mori atë për ta shëruar në fshatin Goalpara. Asaj i than se djali i kishte rënë nën ndikimin e një zane që ishte shtatzënë me djalin e saj, dhe kur ajo të lindë, djali i saj do të vdes.

    Djali i saj u këndell, dhe kaluan muajt pa pasur ndonjë problem tjetër. Ky ishte momenti kur Rabha filloi të mos iu besonte “falltarëve” pasi besonte se ata ishin mashtrues.

    Por, zërat për shtrigat në fshat veç sa filluan të shtohen. Një grua u akuzua për praktikimin e zanatin e magjisë së zezë, për çka ishte dëbuar nga shtëpia e saj.

    “Mendoja se mund të kishte diçka të vërtetë në këtë”, thotë Rabha, shkruan BBC.

    Më vonë ajo filli të punonte me një grup të grave, dhe dëgjoi se një numër i konsiderueshëm i tyre cilësoheshin si shtriga nga fqinjët në fshatrat e tyre.

    “Kjo ishte koha kur e kuptova. Shkova në fshat dhe pashë se një grua ishte abuzuar dhe ishte në prag të dëbimit . I mblodha kryesinë e fshatit dhe iu tregova ngjarjen e birit tim. Iu thashë se nuk kishte shtriga në botë, dhe gratë nuk duhet keqtrajtuar”, është shprehur ajo.

    Është raportuar tani për gjuetinë ndaj shtrigave në Assam, një nga vendet më dallimet më të mëdha etnike në Indi, për shumë dekada.

    Vitin e kaluar ministria kishte informuar Parlamentin indian se së paku 77 njerëz, shumica gra, ishin vrarë dhe 60 të tjerë janë lënduar në “incidentet e gjuetisë së shtrigave” në Assam që nga viti 2010.

    Më shumë se 2 mijë njerëz janë vrarë në Indi që nga viti 2000 për kinse, praktikimit të magjisë së zezë.

    Në 15 vjet e fundit Rabha është duke bërë një fushatë shumë të guximshme kundër gjuetisë së shtrigave.

    “Gratë duhet të luftojmë kundër supersticioneve, gratë duhet të jetë vigjilente. Kur të sëmuren duhet të  shkojnë te mjeku, jo një ga. A nuk e kanë besimin e verbër në ritualet e adhuron. Adhuroni zotat tuaj, se femrat nganjëherë mund të jetë armiku i tyre më i keq “, u thotë ajo grave të fisit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark