×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i 39-vjeçares shqiptare: Kunati na ka nxjerrë nga shtëpia, ka inat se kam lindur djalë ai ka 3 vajza

    Insajderi
    23 February 2021 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 39-vjeçare nga fshati Dushk i Belshit ka rrëfyer peripecitë për vite me radhë me kunatin e saj, për shkak të shtëpisë së vjehrri i saj ua ka lënë trashëgimi.

    Në një intervistë në News24, 39 vjeçarja tregon se martua në një familje me tradita dhe u përkujdes për prindërit e bashkëshortit dhe si mirënjohje mori shtëpinë e tyre.

    Por, 4 vite pas ndarjes nga jeta të vjehrrit, kunati i saj 44-vjeçar do që t’i marrë shtëpinë dhe për këtë e ka kërcënuar dhe ofenduar disa herë.

    Madje 39-vjeçarja ka marrë urdhër mbrojtje ndaj tij.

    Pjesë nga intervista:

    Vetëm njëri nga fëmijët e vjehrrit kërkon shtëpinë?

    Gruaja: Po. Vjehrri në fillim rrinte me kunatin. Ata e lanë në mes të rrugës. Unë u përkujdesa. Ata asnjë kafe si dhanë. Ai më ishte mirënjohës. Më tha sa të mbyll sytë do rri me ty. Unë e kam pleqëruar, e kam trajtuar si babain tim.

    A e dinte ai testamentin?

    Gruaja: Po e dinte. Të gjithë fëmijët e dinin dhe e pranuan që vjehrri na i fali ne shtëpinë. Kunati ka shtëpinë e tij, por sërish dëshiron gjysmën e shtëpisë time.

    Pse kunati e ka konfliktin me ty dhe jo me të vëllanë?

    Gruaja: Sepse burri im është emigrant pa dokumente. Mua më thotë ti nuk ke burrë. Ai nuk flet me burrin tim. Na mori inat sepse ne lindëm djalë dhe vjehrri i thoshte trashëgimtar. Ai ka vetëm 3 vajza. Mi ka bërë fëmijët me ten sion. Më ka thyer xhamat e shtëpisë. Nuk është jetë kjo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark