Rrëfimi i artistes shqiptare që shkoi si refugjate në Londër për Al Jazeera: S’mund të rri indiferente ndaj padrejtësisë - Insajderi
×
Kulturë

Rrëfimi i artistes shqiptare që shkoi si refugjate në Londër për Al Jazeera: S’mund të rri indiferente ndaj padrejtësisë

Insajderi
09 March 2019 - 12:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artistja kosovare Alketa Xhafa-Mripa  përmes artit ka pasqyruar luftën në Kosovë , dhunë seksuale, emigrimin në shtetet e huaja,  komunizimin në Shqipëri  dhe për Britaninë në ditën e sotme.Në këtë formë ajo rrëfen se si u bë refugjate kur nga Kosova shkoi në Londër për të ndjekur studimet për art në vitin 1997, dhe mbeti aty pasi në vendlindjen e saj shpërtheu lufta. Në këtë formë ajo kujton mikpritjen që i është bërë asaj dhe më pas refugjatëve të tjerë kosovarë gjatë vitit 1999, duke e krahasuar me situatën që sot mbretëron në Britaninë e Madhe.

Në ditën e gruas më 8 mars profili special “Al Jazeer” ka publikuar videon e artistes kosovare.

“Është nder i madh të jem pjesë e këtij profili special në Al Jazeera për Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Si grua shqiptare, ndjehem e veçantë që mundi dhe vepra ime ndër vite veçohen në këtë ditë kaq të rëndësishme për të gjitha gratë mbarë botën”, ka shkruar Alketa në rrjetin e saj Facebook.

https://www.facebook.com/aljazeera/videos/395113857952807/

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark