Rrëfimi i Dr. Luljeta Gashi | “Më larguan nga puna në pandemi, kishte komplot kundër meje nga Dr. Bukurie Raqa-Zhubi“ – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rrëfimi i Dr. Luljeta Gashi | “Më larguan nga puna në pandemi, kishte komplot kundër meje nga Dr. Bukurie Raqa-Zhubi“

    Insajderi
    31 January 2025 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga pandemia, Doktoresha, specializante e transfuzionit të gjakut, Luljeta Gashi është larguar nga vendi i saj i punës në Prizren.

    I ishte kërkuar që të shkonte me punë në Gjakovë, edhe pse menaxhmenti i transfuzionit e dinte që ajo ka prindërit nën kujdes dhe me nevoja të domosdoshme që ia pamundësonin asaj udhëtimin larg tyre.

    Në një rrëfim të gjatë dhënë Gazetës Insajderi ajo pretendon që ka pasur një komplot kundër saj për ta larguar nga puna, ani pse sipas saj krejt regjioni i Prizrenit, i dyti më i madh pas Prishtinës, është lënë vetëm me një mjek të kësaj lëmie.

    Ajo ka akuzuar për këtë veprim direkt personin që drejton me transfuzionin e gjakut në nivel të republikës, Dr. Bukurie Raqa-Zhubi.

    Në këtë intervistë të gjatë ajo tregon se si kanë nisur telashet me të që kur ishte në specializim, që kur e mori kontratën për punë e deri te largimi, largim ky që si rast ajo e ka humbur edhe në Gjykatën Supreme, por do të vazhdoj tutje. “…tash do të vaxxhdoi me ankesë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Dr. Gashi, e cila nuk e ka përjashtuar as mundësinë që të e denoncoi rastin në Prokurori, pasi që gjatë intervistës ka përmendur raste kur edhe dokumente të saj janë larguar nga dosja, dhe se edhe dokumente që i janë dhënë në proces- siç është ai i Komisionit Disiplinor, thotë se ka prova që janë manipuluar e hequr fjalë.

    Për krejt këto deklarime të Dr. Luljeta Gashit, Insajderi e ka kontaktuar Transfuzionin e gjakut dhe Dr. Bukurie Raqa-Zhubi

    “Të gjitha pretendimet që lidhen me QKKTGJ-në dhe Drejtorin e QKKTGJ-së janë shqyrtuar e vendosur me procedurat gjyqësore me aktgjykime, duke përfshirë edhe Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës Rev.nr. 529/2024, dt.05.12.2024, ku është refuzuar si i pathemeltë revizioni i paditëses Luljeta Gashi.

    Vendimet për të cilat ankuesja pretendon se i janë shkelur të drejtat janë lënë në fuqi nga instanca më e lartë gjyqësore”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Shiko intervistën e plotë:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark