Zgjodhi ofertën më të lirë për në hotelin më të mirë në Shqipëri. Drejtori i Gjimnazit ‘’Eqrem Qabej’’ në Prishtinë, Shemsedin Beqiraj, për Front Online, ka folur pas përfundimit të ekskursionit në Shqipëri dhe përvojës së tij dhe nxënësve të kësaj shkolle për udhëtimin e tyre në Shqipëri.
Për dallim nga gjimnazet tjera në Prishtinë që kanë zgjedhur kompanitë që ka ofertuar më çmim më të lartë prej 149 euro, apo 30 euro me lartë se sa oferta e kompanisë “Sharr Travel”, drejtori i kësaj shkolle ka vepruar ndryshe.
Ai ka ruajtur xhepin e nxënëseve, duke zgjedhur ofertën me të lirë të “Sharr Travel” për vetëm 119 euro për në hotelin më të mirë në Shqipëri, pra në gjigantin turistik FAFFA.
Ai tregon se qëllimi i vetëm i tij është që te kursej xhepin e nxënëseve dhe atyre tu ofertoj ofertën me të mirë për të kaluar pushimet siç edhe ka ndodhur tash.
”Fillimisht shkollat marrin konfirmimin nga DKA-së, për realizmin e ekskursionit të cilin e kemi me plan si aktivitet korrikular, për shkuarjen në Shqipëri, që parashihet në fund të shtatorit, fillimi tetorit ose në pranverë. Komuna e Prishtinës, këtë vit ka dhënë pëlqimin që në vjeshtë të shkohet në ekskursion’’ thotë ai.
Drejtori ka treguar për mënyrën e zgjedhjes së Kompanisë ‘’Sharr Travel’’ si Operator më i favorshëm Ekonomik për dërgimin e nxënësve të këtij gjimnazi në Shqipëri.
‘’Momentin kur kemi marr njoftimin nga DKA se jemi të lirë që t’i bëjmë përgatitjet për shkuarjen në ekskursion, shkolla veç është përgatitur, ka marr pëlqimin e prindërve, këshillit drejtues autorizohet sipas ligjeve në fuqi, është shpallur ftesa për ofertë në mediat publike, ftesa për ofertë ka qenë e hapur për gjithë operatorët ekonomik e për shkollën tonë kanë konkurruar pesë operator serioz ekonomik, me cilat kemi pasur bashkëpunim edhe në të kaluarën, por oferta më e volitshme për shkollën është vlerësuar ajo e Sharr Travel, me 119 euro, me funksion të plotë për katër natë e pesë ditë, në Hotel FAFA në Durrës’’ potencon Beqiraj.
Drejtori i Gjimnazit ‘’Eqrem Qabej’’, thotë për Front Online, se asnjëherë më parë nuk janë ndarë të kënaqur në udhëtimet e tyre se sa kësaj here, si me organizmin e kompanisë ‘’Sharr Travel’’ e po ashtu edhe me pritjen që iu është bërë nga Hotel ‘’FAFA’’ në Durrës’
‘’Unë të them të drejtën e kam bërë postimin në Facebook, shërbimi i kompanisë ka qenë i një niveli shumë të lartë që jemi të kënaqur të gjithë edhe unë si drejtor, kemi pasur mbikëqyrje edhe nga 4 zyrtarë të DKA-së. Nga kompania jemi shumë të kënaqur, por edhe nga shërbimi hotelier jemi mese të kënaqur’’ thekson ai.
Beqiraj, potencon se është hera e parë që nxënësit e gjimnazit ku ai është drejtor s’kanë pasur nevojë të blejnë gjëra nga jashtë.
‘’Është hera e parë që nxënësit me shërbimi që është servuar aty, nuk kanë pasur të blejnë diçka tjetër, si ushqime shtesë siç ka ndodhur herave tjera. Është hera e parë që jemi ndarë kaq të kënaqur. Sigurimi në ushqim dhe sigurimi në hotel ka qenë shumë i kënaqur’’ deklaroj ai.
*Artikull i sponsorizuar