Rrëfimi i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vuajtjet që përjetoi – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Rrëfimi i Drilonit, problemet me shëndetin dhe vuajtjet që përjetoi

    Insajderi
    17 January 2025 - 23:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni, ka dhënë rrëfimin e tij prekës, për sfidat në jetë.

    Ai e ka nisur tregimin e tij, nga kur ishte fëmijë, e si e ka bërë sporti një person më ndryshe.

    “Si fëmijë kam qenë i lazdruar, dhe vazhdojë të jem. Çka jam bërë njeri më i ftohët është sporti, ka luajtur fillimisht futboll”, u shpreh Driloni.

    Ai më tej tregoi sukseset që ka pasur në sportin e kickboksit, duke u shpallur kampion bote në grupmoshat e reja.

    Driloni vazhdoi të tregojë për qëllimin që ka në sportin e boksit.

    “Boksi të gërditet shpejt, është me dhimbje, me gjak, është profesion që e kam nisur dhe nuk e lë. Qëllimi im në boks është të bëhem kampion i botës”, shtoi ai.

    Ai gjithashtu shtoi se çka ka bërë babai i tij për të nuk beson që mundet ta bëjë për fëmijët e tij.

    “Për herë të fundit kam qarë kur më kanë vdekur dy gjyshëritë prej anës së babait dhe pastaj të nënës. Kanë vdekur prej Covid-19”, tregoi Driloni.

    Ai e ka treguar edhe një rast që i ka ndodhur me disa persona.

    “Më ka ngulur thikën në barkë, të kishte shkuar thika më thellë, do të kishte qenë më fatale për mua”, tha Driloni.

    Gjithashtu Driloni në fund të rrëfimit, potencoi se synimi i tij është të rikthehet në formën që ka qenë para se të hyjë në Big Brother, për të përmbushur qëllimin e tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark