Rrëfimi i gazetarit që raportonte nga çatia për rrethimin e familjes Jashari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrëfimi i gazetarit që raportonte nga çatia për rrethimin e familjes Jashari

    Insajderi
    05 March 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për muaj të tërë, Sabit Istogu, ishte korrespodent i mediave të huaja për të raportuar mbi luftën në Kosovë.

    Shtëpia e tij u kthye në një medium të fshehtë.

    Nga çatia, gazetari i Rilindjes, Sabit Istogu vëzhgonte luftën që bëhej në mes forcave paramilitare serbe e familjes Jashari 25 vite më parë.

    Përmes telefonit të tij, mbi çka do që shihte e dëgjonte raportonte tek kryeredaktori i tij.

    Ai tha se pas raportimit ne gazetën ku punonte të gjitha agjencitë e akredituara në Kosovë, kërkonin intervista me të për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

    Istogu, që atë kohë ishte 48 vjeçar, tregoi edhe komunikimin që e kishte me Rifat Jasharin i cili ishte jashtë shtetit.

    Ai kujton edhe se si kishte njoftuar opinionin se me 9 mars do të bëhej varrimi i trupave të vdekur të Jasharëve.

    Për muaj të tërë, Sabit Istogu, ishte korrespodent i mediave të huaja për të raportuar mbi luftën që po bëhej në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark