×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i mjekës shqiptare që mori vaksinën kundër Covid-19

    Insajderi
    19 December 2020 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pasi u vaksinua ndaj Covid-19, mjekja shqiptare në SHBA, Irida Molla në News24 ka treguar se nuk ka asnjë simptomë apo efekt anësor nga vaksina, përveç ndjeshmërisë normale të dhimbjes tek vendi i injeksionit.

    Ajo thekson se nuk e ka kaluar COVID-19 më parë, pro vaksinën duhet ta bëjnë si ata që janë infektuar më parë, edhe ata që nuk e kanë kaluar ndonjëherë. Për mjeken shqiptare vaksina është dritë në fund të tunelit dhe shpresa se një ditë pandemisë do i vijnë fundi prandaj i bën thirrje të gjithëve të vaksinohen.

    ”Ndihem fizikisht shumë mirë, pak ndjeshmëri dhimbje tek vendi i njeksionit, që është normale. Asnjë simptomë apo efekt anësor. Jam e lumtur, e gëzuar, është arritje e madhe, jam e privilegjuar të jem pjesë e këtij procesi.

    Jo asnjë efekt. Këto janë raportuar në vaksinën e Pfizer si elemente minimale, temperaturë më pak se 24 orë, kanë kaluar tashmë dhe nuk kam.

    Mjekja shqiptare që u vaksinua ndaj Covid: Asnjë efekt anësor, kam vetëm dhimbje…

    Janë dy doza, në 3 javë, 21 ditë në 3 janar.

    Nuk e kam kaluar COVID-19. Unë jam në përballje ditë për ditë me COVID-19, jam ditë për ditë me pacientë. Kemi parë dhe humbje jete, edhe kolegë, ka lënë dhe impresion të thellë. Përderisa ne jemi përpara një drite në fund të tunelit, dhe prandaj.

    E shoh problemin në dy grupe, të parët janë skeptikët, pjesa më e madhe që nuk besojnë tek një vaksinë e re, sëmundje e re, këtu hyn dhe funksioni jonë si profesionist, për të përhapur lajme, ky grup do punë, por shoh një dritë jeshile. Është dhe grupi tjetër i rrymës anti-vaksinë. Ata janë të fiskuar, është më e vështirë për t’i bindur. Por me edukim, me sensibilizim.

    Indikacionet janë që dhe ata që e kanë kaluar, apo që po e kalojnë, ta marrin vaksinën, s’krijon asnjë problem. Imuniteti që arrihet është më i lartë në antitrupa se ata që e kanë kaluar, indikacioni është që duhet marrë, ndoshta më vonë por duhet.

    Si kudo në botë, mes kësaj pandemie edhe në SHBA është situatë e rënduar. Kemi kapacitetet, s’kemi kaluar limitet. Prandaj duhet të vaksinohemi sa më shumë dhe që kësaj pandemie t’i vijë fundi një ditë.”- tha mjekja shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark