Rrëfimi i padëgjuar më parë nga lufta e fundit në Kosovë,  gruas që humbi gjysmën e familjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Rrëfimi i padëgjuar më parë nga lufta e fundit në Kosovë,  gruas që humbi gjysmën e familjes

    Insajderi
    07 March 2022 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lufta ka lënë dhimbje që nuk shuhen, por historia dhe lavdia e popullit të Kosovës do të mbesin gjatë në kujtesën e gjithësecilit.

    I tillë është edhe rrëfimi i 72-vjeçares që humbi gjysmën e familjarëve të saj në luftën e fundit në Kosovë, duke përfshirë nënën, vëllaun me gruan dhe vajzën që ishte vetëm 21 vjeçe.

    Përjetimet që ka pasur kur humbi familjen e saj vazhdon ti ndjejë edhe sot 22 vite pas, boshllëku që lanë e bënë atë grua më të fortë edhe pse vështirësitë nuk mungonin.

    7 maji i 99’ do të mbetet si një ndër ditët më të kobshme për fshatin Ozdrim të Pejës, ku banorët e asaj zone panë tmerrin e vertetë, edhe pse Kosova kishte filluar të çlirohej, por për familjen e Rrushes ishte fundi, pasi 6 antarë nga kjo familje u vriten e me pas edhe u dogjen.

    Rreziku po rritej dhe përkundër rezistencës të madhe që mësuesi Zymberi bëri së bashku me familjen e tij, u zunë në grackë nga forcat e armatosura serbe që më pas u vranë, ndërsa dy nga ta u dogjen.

    Por trupat e viktimave, Zymberit me nënën Rukë, gruas Ajshe dhe bijës Arlindë i dërguan në destinocione që sot e asaj ditë ende nuk dihet për fatin e tyre.
    Rrushja tregon edhe bisedat e fundit që pati me vëllaun e vetëm duke i kërkuar atij të largohet nga vendi ndërsa këmbëngulja e tij ishte të qëndronte duke thënë se situata tashmë ishte lehtësuar.

    Mos gjetja e eshtrave të tyre vazhdon të mbetet pengu më i madh për 72 vjeçaren, një nga dëshirat më të paepura të saj që kërkon së paku të dijë ku janë varret e tyre që të mund të shkojë t’i vizitojë.

    Kujtimet janë ato që mbesin, kjo grua do të vazhdojë të ruaj kujtimin më të mirë për ta dhe të tregojë me krenari historinë për më të dashurit e saj.

    Për të parë rrëfimin ekskluziv të dhënë për Gazetën Insajderi klikoni videon e mëposhtme:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark