Rrëfimi i kameramanit për tmerrin që përjetoi në Kuvendin e Maqedonisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i kameramanit për tmerrin që përjetoi në Kuvendin e Maqedonisë

    Insajderi
    02 May 2017 - 10:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kameramani i agjencisë së lajmeve Anadolu Agency, Vedat Abdul ka rrëfyer për atë se si ka kaluar natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai ka thënë se me orë të tëra është mbajtur peng nga maska.

    Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, lideri i LSDM, Zoran Zaev mbajti konferencë me gazetarët dhe morëm vesh se protestuesit ishin mbledhur përjashta dhe synonin të hynin brenda.

    “Fillimisht nuk e vlerësuam si serioze, sepse ka ligje dhe nuk mundet aq lehtë të hyjnë brenda. Por nuk kaluan pesë minuta, ata hynë”, theksoi Abdul.

    Ai thotë se ka dy vite që punon si kameraman i kësaj agjencie në Shkup dhe ka ndjekur Kuvendin, ndërsa brendia e shtëpisë legjislative është një labirinth.

    “Filloi dhuna, protestuesit iu afruan sallës ku ishin deputetët. Truprojet e Zaevit vrapuan për të mbajtur të mbyllur derën, por nuk patën sukses as 10 sekonda. Turma vrapoi pas nesh, nuk dinim çfarë të bëjmë, vetëm kemi ndjekur.

    Abdul thotë se ka vërejtur se prioritet i grupit ka qenë Zaevi dhe Ziadin Sela. Sipas tij, grupi i maskuar po e kontrollonte situatën, ndërsa të tjerët sulmonin dhe hudhnin gjithçka në drejtim të deputetëve, duke ia gjakosur fytyrën.

    “Në një moment përfaqësuesit e mediave i vendosën në një cep dhe më pas tre të maskuar na urdhëruan që të shkojmë me ta, ashtu që nga kati i tretë u lëshuam më poshtë, ishim 12 veta”.

    “Unë vrapova dhe u largova dhe kontaktova redaktorin e agjencisë Adnan Idriz dhe ishte fshehur në një dhomë. Sërish më gjetën të maskuarit dhe na dërguan në dhomat ku po na mbanin duke na kërcënuar se nëse do të dalim, do të na vrasin.  Ai rrëfen se ishte thirrur edhe nga ambasadorja turke Tulin Erkal Kara, e cila e ka qetësuar se do të gjejnë zgjidhje”.

    Abdul më pas thotë se bashkë me deputetët janë evakuuar nga ana e njësiteve speciale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark