Rrëfimi i kosovares së dhunuar gjatë luftës: Nuk më flet as djali im - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i kosovares së dhunuar gjatë luftës: Nuk më flet as djali im

    Insajderi
    12 March 2017 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëra nga gratë e dhunuara të luftës së Kosovës, gjatë viteve 1998-99, ka rrëfyer se pasojat e atij dhunimi seksual nga forcat paramilitare serbe i ndien edhe ditëve të sotme.

    Gruaja, e paidentifikuar, në një intervistë për emisionin “Zona Express” ka thënë se atë dhunim e kishte parë me sy edhe djali i saj.

    E për këtë, ajo thotë se i është larguar djali, i cili siç tregon ajo, nuk i flet.

    “Me djalë të madh jo, qe tri vite djali më është largu, unë si evlad e dua por ai nuk më do mu. Por edhe ai me kohë është tu e kuptu. Me kohë ka me e kuptu”, rrëfen ajo.

    “Djalin tim e kanë rëndu shumë thashethemet”

    Gruaja e dhunuar në luftë tregon se djali i saj kishte tentuar ta godiste atë disa herë, pasi nuk e pranonte që nënës së tij i kishte ndodhur një gjë e tillë.

    “Ka ba lazëm ka qu dorë djali me më ra, 13 vjet djali”, thotë ajo.

    Gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-99 nga forcat ushtarake serbe janë dhunuar 20-mijë femra shqiptare dhe nuk është akuzuar asnjë përgjegjës për këto akte. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark