Valon Hasani, vëllai i Rizah Hasanit, të riut që ndërroi jetë ditë më parë në një aksident në Ferizaj, ka rrëfyer mes lotësh për momentin tragjik.
Valoni nuk i përmbajti lotët kur foli për vëllain e tij të vdekur dhe mënyrën se si vdiq ai.
Sipas tij, ai është shumë i zhgënjyer me kompaninë “Bageri” me pronar Bujar Shabani – kompani në të cilën punonte tashmë i ndjeri Rizah Hasani.
Madje, thotë se është tronditur kur e ka parë postimin e kompanisë “Bageri” për aksidentin ku i vdiq vëllai.
Në videon e mëposhtme mund ta shikoni rrëfimin emocionues të Valon Hasanit.
/Insajderi.org/