Rrëfimi motivues i 22 vjeçares me Sindromën Down që punon si asistente dentare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rrëfimi motivues i 22 vjeçares me Sindromën Down që punon si asistente dentare

    Insajderi
    19 January 2023 - 19:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    22 vjeçarja Eloida Alija, ka tashmë 3 vite që punon si asistente dentare. Edhe pse e prekur me Sindromën Down, kjo nuk e ka penguar që ta vazhdojë rrugëtimin e saj drejt sukseseve. Në një intervistë për Insajderin ajo ka rrëfyer për pasionet dhe synimet.

    Eloida tregoi se një ditë e zakonshme e saj fillon me shumë aktivitete, ku si asistente dentare ajo e ndihmon stomatologun dhe pastron instrumentet. Derisa, pianoja, piktura dhe fotografia janë pasionet e Eloidës e cila me plotë entuziazëm na tregoi për to.

    Bukuroshja 22 vjeçare, ka mbushur plot tri vite punë si asistente dentare.

    Ndërkohë që tregoi edhe për përkrahjen e madhe që e ka nga familja, por që më së shumti tha se nëna i ka qëndruar në krah.

    Ndiqeni rrëfimin motivues të Eloidës:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark