Rrëfimi i nënës që ia bën djalin synet pa dijeninë e saj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëfimi i nënës që ia bën djalin synet pa dijeninë e saj

    Insajderi
    29 June 2017 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nënë e ka përshkruar ankthin që e kishte përjetuar kur e kishte zbuluar se i biri i saj ishte bërë synet pa pajtimin e saj.

    Gruaja, nga Nottingham, ka thënë se pasi që ia kishte hequr pelenën të birit e kishte parë të mbuluar në gjak dhe ishte shqetësuar aq shumë saqë i ishte dashur të dilte nga dhoma, shkruan BBC.

    Ajo ka treguar se ka katër vjet që lufton me autoritetet për të ndërmarrë një vendim lidhur me këtë.

    Tre persona janë arrestuar, përfshirë dhe një 61-vjeçar, që besohet se është doktor, nën dyshimin se qëllimisht i kanë shkaktuar dëmtim të rëndë trupor.

    “E hapa pelenën dhe përfundova duke u detyruar të dal nga dhoma sepse u ndjeva e tmerruar,” ka vazhduar rrëfimin e saj.

    Djaloshi ishte bërë synet në korrik të vitit 2013 kur ishte vetëm tre muajsh, dhe po qëndronte me gjyshërit nga ana e babait, të cilit janë myslimanë.

    Ajo ka treguar se fillimisht ka kontaktuar shërbimet sociale, më pas ka kontaktuar edhe Policinë e Nottinghamshire më 24 nëntor 2014.

    Rasti është në hetim, por që konsiderohet të mos jetë një çështje penale ku rasti iu referua Këshillit të Mjekëve të Përgjithshëm.

    Megjithatë, nëna beson se ajo cfarë i ka nodhur djalit të saj është”gjymtim i organit gjenital mashkullor”, dhe duhet të shihet në të njëjtën mënyrë si gjymtimi gjenital femëror”, ka thënë ajo, shkruan BBC. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark