×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi prekës i gruas që i vdiq djali në aksidentin tragjik: Burri e ka thirrur Visar por..

    Insajderi
    24 November 2021 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hikmete Aliti humbi djalin e saj në aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari.Por, burri i saj ishte një ndër shtatë të mbijetuarit.

    Ajo në Info Magazine ka rrëfyer momentin tragjik të burrit të saj kur arriti të thyejë dritaren dhe të shpëtojë gjashtë persona të tjerë, por jo edhe djalin e tij, njofton Klan Kosova.

    “E kam humbur djalin, Visar Aliti, 23 vjeçar. Ka qenë me babanë e tij mysafir në Turqi. Burri më është lajmëruar atë natë në ora 01:00 edhe më tha: Gru, autobusi ka marrë flakë. Unë kam shpëtuar. E theva dritaren dhe i pari kërceva. Djali ka qenë në krah, por s’mundi me kcy”

    “Burri ka bërtitur sa ka mund “Visar, Visar”, po tha që ka pasë zhurmë të madhe dhe s’u dëgjojke asgjë. Kur ka marrë autobusi flakë është dorëzuar se e ka pa që u djeg”.

    Aliti thotë se burri i saj është në gjendje jo të mirë psikike dhe se po e përmend veç djalin e tyre, duke thënë se s’ka mundur ta shpëtojë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark