Rrëfimi prekës i refugjatëve që i mbijetuan tragjedisë në Mesdhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrëfimi prekës i refugjatëve që i mbijetuan tragjedisë në Mesdhe

    Insajderi
    23 April 2016 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “E kam parë gruan time dhe foshnjën dy muajsh tek mbyten në det, së bashku me kunatin tim,” ka treguar një azilkërkues nga Etiopia.

    “Barka po shkonte poshtë.  Të gjithë njerëzit vdiqën brenda disa minutave”.

    Mohamed është vetëm një nga 41 njerëzit e shpëtuar nga anija e përmbytur, ndërsa mbi 500 të tjerë humbën jetën në tentim për të shkuar nga Libia në Itali javën e kaluar.

    “Unë kam menduar se do të vdes.  Kur u shpëtuam, ne iu thamë se dëshirojmë të shkojmë në Itali, por ata na sollën këtu në Greqi”.

    41 të mbijetuarit vijnë nga Somalia, Egjipti, Etiopia dhe Sudani, dhe u panë duke qëndruar në ujë tek pas tri dite pas përmbytjes së anijes.

    Moëlid Isman, një 28 vjeçar nga Somalia që humbi motrën dhe fëmijën e saj në këtë tragjedi, ka thënë “ne pamë njerëzit e vdekur me sytë tanë”.

    Ai dhe një person tjetër i shpëtuar kanë treguar se ata ia kanë dalë që të ngjiten në një barkë tjetër më të vogël, por trafikanti që e ka kontrolluar këtë bark ka refuzuar të presë edhe të tjerë që po qëndronin në ujë, njofton The Independent.

    fffff

    Muaz Mahmud Aymo, 25 vjeçar nga Etiopia, e ka humbur fëmijën dhe gruan në det.  Ai thotë se trafikantët e kanë kërcënuar atë me një thikë para se të rrisnin shpejtësinë e barkës për tu larguar nga refugjatët që po thërrisnin për ndihmë.

    “Trafikantët thonë se ti do të shkosh në Itali. Sot. Sonte. Pa problem. Ti je i sigurt.  Por, gjithë ata njerëz, vdiqën në atë det.”

    Refugjatët u larguan nga porti Tobruk i Libisë, me disa barka të vogla për tu zhvendosur në një barkë më të madhe në ndërkohë.

    Trafikantët i kanë marrë atyre nga 800 deri në 2000 dollarë për udhëtimin e tyre tragjik.

    37 burrave, tre grave dhe një fëmijë iu është lejuar qëndrimi në Greqi për gjashtë muaj.  Ata janë regjistruar tek autoritetet shtetërore, të cilët i kanë marrë edhe shenjat e gishtërinjve.

    Dëshmitë që kemi mbledhur nga refugjatët të thyejnë zemrën”,ka thënë Daniel Esdras nga IOM.

    Numri i emigrantëve që janë mbytur në Detin Mesdhe deri më tani këtë vit ka arritur gati në 1300, sipas statistikave të UNHCR./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark