Rrëfimi i shokut të dhomës, si e gjeti të shtrirë në qeli Astrit Deharin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i shokut të dhomës, si e gjeti të shtrirë në qeli Astrit Deharin

    Insajderi
    08 November 2016 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, dega në Prizren e ka publikuar një raport për vdekjen e Astrit Deharit, në të cilin në detaje ka folur shoku i dhomës së të ndjerit Naser Makolli.

    Makolli, ka treguar se në gojën e Deharit është gjetur një shishe e plastikës.

    “Prej fillimit kam qenë në të njëjtën dhomë me Astritin. Me mua dhe atë kanë qenë edhe F.L.e A.G. Ka qenë shumë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm. Asnjëherë s’kam vërejt ndonjë shqetësim”, fillon rrëfimin e tij Makolli.

    Ai, ka treguar se paraditën e ditës kritike kishin dalur bashkë në shetinë e orës 9:00, ndërsa pas kthimit të gjithë së bashku kishin bërë pastrimin e zakonshëm të qelisë.

    “Ai, pas pastrimit ka hequr edhe mjekrën, dhe me sa mbaj mend gjatë qëndrimit të tij këtu, vetëm dy herë ka hequr mjekrën’, ka thënë Makolli.

    Sipas Makollit, në shetinë e pasdites në ora 14:00, Astriti i kishte thënë se do rrijë në dhomë pasi kishte dhimbje koke dhe donte të pushonte.

    “Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjet diçka të dyshimtë”, vazhdon rrëfimine tij Makolli.

    Makolli tregon se kur ishin kthyer në qeli rreth orës 15, atëherë kur kishte përfunduar pauza, sapo kishin arritur afër qelisë e kishte gjetur Deharin të shtrirë në tokë.

    “Unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficierin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë”.

    “Në moment ka reaguar oficieri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka patur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë. Më pas është bartur poshtë në ambulancë. Ndërsa, më pas në lajmet e para, në medie (nuk di saktë kur) kemi marrë njohtimin se ka ndërruar jetë’, ka thënë Naser Makolli.

    Ai, ka pohuar se derisa ka qenë në dhomë me të, nga dita e parë, Dehari nuk është ankuar nga asnjë sëmundje dhe nuk ka pirë asnjë tablet, apo medikament tjetër.

    Se Dehari nuk kishte përdorur asnjë medikament e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e ambulancës në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ata i kanë treguar zyrtarëve të  KMDLNj-ë, kartelën personale shëndetsore të Astrit Deharit “ku qartë shihej se asnjë lloj barëre s’është përdorur nga i ndjeri”.

    Këta zyrtarë madje kanë thënë se Dehari kishte bërë analizat me 17 tetor me kërkesën e tij, e që sipas tyre rezultatet kishin dal në rregull.

    “Ndërsa, psikologu e kishte vizituar me datat 6 e 8 .09.2016 dhe nuk ka konstatuar ndojë shqetësim apo ankesë. Takimi me zyrtarin social i ndjeri me dt.02.09.2016 ishte intervistuar për hartimin e anamnezës”, thuhet në raportin e KMDLNj-së.

    Ndërsa, Haqif Iliazi, zyrtar social në këtë qendër të paraburgimit kishte thënë se të Dehari nuk kishte vrejtur ndonjë shqetësim asnjëherë.

    “Absolutishtë s’kam vërejt ndonjë shqetësim emocional. Ka qenë shumë i hapur. E kam takuar edhe dy herë të tjera ku ka pasur kërkesë për libra. Ka lexuar rregullishtë’, ka thënë Iliazi.

    KMDLNJ, përmes kërtij raporti të publikuar mbrëmë në orët e vona kanë ekërkuar hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriçimin e rastit, dhe po ashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet.

    “KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës”.

    Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ndërroi jetë të shtunën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Pas përfundimit të procesit të autopsisë, janë bërë të ditura rezultatet e para të këtij procesi nga kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha. Ai ka thënë se dyshimet e para janë se Astriti ka pasur asfiksia, pengesa në frymëmarrje. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    02 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark