Në gjashtë vitet e para të jetës së tij, Criscent Bwambale ka qenë një prej 18 milion njerëzve që jetojnë në vendet në zhvillim e që janë gati tërësisht të verbër.
Në Ugandë, aty ku Criscent jeton me gjyshen e tij në një shtëpi prej balte të rrethuar me pemë kokosi, jeta që ata kanë bërë ka qenë thuajse tërësisht e përjashtuar nga jeta normale. Ai s’ka mundur të shkojë në shkollë, të luajë me fëmijë të tjerë dhe është dashur që të mbështetet tek familjarët edhe për gjërat më themelore, shkruan BBC.
Por, në janar të këtij viti, familja e tij mori një telefonatë nga një ekip mjekësor të cilët përkrahen nga një organizate që ndihmon njerëzit e verbër, dhe e ftuan atë për një kontroll të syve. Më pastaj, Criscent ka bërë dy operime në një spital në perëndim të vendit, njofton Insajderi.com
Dy muaj më vonë, një mjek, Nelson waha, e kontrollon djaloshin dhe i vë atij syza, të cilat do të ndihmojnë atë për të parë botën më qartë për herë të parë në jetë.
Criscent duke dalë jashtë spitalit ku u bë operimi, me syzet e tij të reja: “Para operacionit, ai është mbështetur tërësisht tek gjyshja e tij dhe tek ndonjë anëtar tjetër i familjes, të cilët kanë bërë gjithçka për të. Por tani ai është një djalosh me vetëbesim dhe i pavarur,” ka thënë Joseph Mehyezi.
Gjatë rrugës për në shtëpi, djaloshi nuk ka rreshtur së shikuari me habi nga dritarja e veturës./Insajderi.com