×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rregullat e reja antiCovid në Shqipëri

    Insajderi
    06 September 2021 - 08:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat e reja kundër përhapjes së COVID-19 që mori Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë. Prej sot (6 shtator) asnjë qytetar shqiptar apo i huaj nuk mund të futet brenda territorit pa vërtetuar që nuk është i infektuar me coronavirus.

    Për ta dëshmuar këtë qytetarët duhet të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

    Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave. Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

    Gjithashtu ndryshe nga sa jemi mësuar në aeroport nuk do të ketë më familjarë, por vetëm udhëtaret të cilët duhet të jenë të pajisur me maskë.

    Masat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve:

    – Duke filluar nga data 1 Shtator, ora policore nga 24:00 deri në 06:00 që është sot, do të shkojë në 23:00-06:00.

    – Duke filluar nga data 6 Shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

    1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
    2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.
    3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

    Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark