Rrjeti social Instagram ka njoftuar se përdoruesit tani mund të shtojnë fotografi apo video më të vjetra se 24 orë te “Instagram Stories”.
Largimi i limitit prej përmbajtjeve vetëm të 24-orëve të fundit është goditje e radhës për Snapchatin, pasi që tashmë dihet se Instagrami ka bërë disa veprime “kopjuese” të rrjetit tjetër social qe disa vjet, transmeton Albinfo.ch.
Për të lëshuar përmbajtjet e vjetra në telefon duhet të hapet ikona e galerisë te hapësira e caktuar për storie në Instagram. Aty tani mund të zgjidhni përmbajtjet edhe më të vjetra se 24 orë, për dallim nga opsioni që ishte deri tash, kur lejonte vetëm përmbajtjet që janë shkrepur ditën e fundit.
Nëse zgjidhni një foto më të vjetër, do të shihni një ‘sticker’ të ri që ju ndihmon të shtoni përmbajtje se kur është bërë kjo foto apo diçka tjetër që përdoruesit dëshirojnë.