Rregulli me dy gishta për të zgjedhur shalqinin perfekt – Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Rregulli me dy gishta për të zgjedhur shalqinin perfekt

    Insajderi
    23 July 2023 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy gjëra janë thelbësore në ditët e nxehta: Kondicioneri dhe shalqini i duhur. Këtu nuk do t’ju tregojmë se si të instaloni kondicionerin ose nëse është koha për të bërë mirëmbajtje. Megjithatë, ne do t’ju tregojmë çelësin për të zgjedhur shalqinin perfekt, të kuq, të ëmbël dhe me po aq lëng.

    Ka shumë udhëzime, këshilla të cilat besojmë se i keni provuar, mirëpo është një truk jo shumë i dëgjuar. Ne do ju tregojmë mënyrën e lehtë dhe të sigurt: rregullin me 2 gishta.

    Po, dora juaj është si një busull, që ju udhëzon të zgjidhni shalqinin e duhur. Bashkoni gishtin tregues dhe gishtin e mesit dhe nëse vijat e shalqinit janë më të trasha atëherë është i duhuri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark