Rregulli i Speciales – paraburgim edhe për të pafajshmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rregulli i Speciales – paraburgim edhe për të pafajshmit

    Insajderi
    26 April 2017 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kishin paraparë që të mbanin në paraburgim edhe ata që shpallen të pafajshëm nga Specialja.

    Një rregull i tillë ishte paraparë të zbatohej nga Gjykata Speciale, e cila në rregullin 54 përmbante dispozita për rishikimin dhe rishqyrtimin e mbajtjes në paraburgim.

    Sipas dokumentit Shqiptim i Vendimit mbi Referimin e Rregullores së Procedurës dhe Provave, rregulla 158(2) trajtonte mbajtjen në paraburgim të një personi që ishte shpallur i pafajshëm pas gjykimit.

    “Gjykata konstatoi se mbajtja e mëtejshme në paraburgim e një personi të shpallur të pafajshëm nuk parashikohet me ligj dhe nuk përfshihet në një prej arsyeve të lejueshme për privimin e lirisë. Për rrjedhojë, Gjykata arriti në përfundimin se kjo dispozitë ishte në mospërputhje me Nenin 29 të Kushtetutës”, thuhet në dokument.

    Sipas këtij dokumenti në një lexim të drejtpërdrejtë, dispozita e bën lirimin e një personi të paraburgosur krejtësisht të varur nga pëlqimi i një shteti të tretë, edhe në rrethanat kur një panel ka vendosur se ekzistojnë arsye të mjaftueshme që kërkojnë lirimin e të paraburgosurit.

    “Gjykata konstatoi se, në pamje të parë, kjo dispozitë specifike e rregullës 54(4) ishte në mospërputhje me nenin 29 të Kushtetutës”, thuhet në vendim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark