Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e kaluar, gjatë kontrollit rrugorë në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, shkruan Insajderi.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari M. M., 30 ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës
“Në orët e mbrëmjes së datës 30 maj 2022, Njësia e Trafikut Rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmenti rrugor në Vushtrri, ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodhej i dyshuari dhe një dëshmitarë M/K/S, ku gjatë legjitimit i dyshuari M. M., 30 vjeçar, ka paraqitur një dokument si person zyrtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në veturën e tij, iu gjetën edhe shtatë helmeta të punës ku pesë prej tyre me mbishkrim të shkronjës (Z).
“Gjatë verifikimit ka rezultuar se i dyshuari ka paraqitur dokument të rremë, si prova materiale nga i dyshuari janë sekuestruar kartela dhe një çantë krahu”, thuhet në njoftim.
Kjo shkronjë, përdorej edhe si simbol në tanket ruse, ndonjëherë me një kuti të bardhë rreth saj.
Shenja do të thotë që tanku nuk do të ngatërrohet me automjetet e forcave të Ukrainës ose të tjera aleate, shkruan “The Sun”
Në anën tjetër, për veprimet e ndërmarra është informuar prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që rasti ndaj të dyshuarit të iniciohet për vepër penale “Prezantim i rremë si person zyrtarë” ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.