Rrëmbehet gazetari britanik në Sudan, mbahet i lidhur me zinxhir 6 javë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëmbehet gazetari britanik në Sudan, mbahet i lidhur me zinxhir 6 javë

    Insajderi
    06 April 2017 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gazetar britanik, i cili ishte nisur në Sudan për të raportuar jetën e njerëzve në atë rajon, u kap nga autoritet sudaneze dhe u torturua më shumë se gjashtë javë.

    Phil Cox së bashku me kolegun e tij, Daoud Hari, kishin kaluar kufirin e Sudanit në dhjetor të vitit 2016, me qëllim të raportimit të gjendjes së njerëzve në rajonin e Darfurit, në Suadan, ku dhe u rrëmbyen nga policia e Sudanit, shkruan “The Independent”.

    Ekipi u rrëmbye nga një polic në Darfur dhe u mbajt peng nga rojet e armatosura me automatik AK47-a, ku ata ishin të lidhur me zinxhirë rreth një peme në shkretëtirë ku për një javë rresht  përjetuan dhunë fizike.

    Gazetari Cox dhe Hari kishin shkuar në kufi të Sudanit për të raportuar edhe mbi ndikim e migrimit të paligjshëm që bëhet nëpërmjet Sudanit dhe të hetojë akuzat e sulmeve të qeverisë sudaneze të civilëve në Darfur përdorimin e armëve kimike.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark