Të shtunën pasdite, një patrullë e policisë gjendej në rrugën “Rrustem Statovci” në kryeqytet.
E një 24 vjeçar e shfrytëzoi rastin të ju tregojë organeve të rendit se e kishin rrëmbyer.
Ai u tha policëve se tre persona të panjohur e kishin marrë me të dalë nga një lokal.
Sipas të riut, ata e futën me dhunë brenda një makine dhe nën kërcënimin e armës ia kërkuan 8,000 euro.
Bile të njëjtit, siç ka thënë 24 vjeçari, edhe e kanë rrahur, porse ia morën vetëm 125 euro sa ky i kishte me vete, raporton klankosova.