Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë-Durrës, ja detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë-Durrës, ja detajet

    Insajderi
    03 October 2022 - 09:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Abcnews mëson detaje të reja nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës. Më herët gazetari Leonidha Musai raportoi se rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit.

    Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën.

    Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.B në automjet dhe janë larguar.

    Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.B dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark