Rrëmbyesi i avionit arrestohet në Qipro - Lirohen pengjet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rrëmbyesi i avionit arrestohet në Qipro – Lirohen pengjet

    Insajderi
    29 March 2016 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egyptair Flight MS 181 ishte marrë përsipër sot nga një pasagjer që pretendonte të ishte i veshur me një rrip shpërthyes vetëvrasës.

    Në një njoftim, Ministria e Jashtme e Qipros ka thënë se “rrëmbyesi është arrestuar”.

    ales1

    Motivi prapa rrëmbimit mbetet ende i paqartë.

    Disa raporte të Reuters-it thonë se ai dëshironte të bisedonte me gruan e tij të ndarë qipriote, ndërsa të tjerët thanë se ai ishte duke kërkuar lirimin e grave të burgosura në Egjipt.

    Rrëmbyesi kishte tentuar të arratisej në aeroportin e Larnacas para se të arrestohej nga autoritetet e Qipros, shkruan Reuters, derisa e përcjell momentin me fotografi.

    arrestur

    Ndërsa Kryeministri egjiptian, Sherif Ismail, deklaroi se rrëmbyesi kishte disa motive të paqarta.

    “Ai kërkoi të takohet me një përfaqësues të Unionit Evropian dhe kërkoi të ateronte në një aeroport tjetër, nuk kishte diçka specifike”, tha Sherif.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark