“Rrenc, mashtrues, shpifës", përplasen ministri Vitia e deputeti Haxhiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Rrenc, mashtrues, shpifës”, përplasen ministri Vitia e deputeti Haxhiu

    Insajderi
    02 December 2024 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia janë përplasur në kuvendin e Kosovës.

    Pasi Haxhiu tha se 1 milion më pak shërbime laboratorike në QKUK janë kryer gjatë mandatit të qeverisë Kurti, ministri i Shëndetësisë e mohoi këtë duke replikuar.

    “Rrenc, mashtrues, shpifës je vetë”, tha Haxhiu pasi Vitia i ndërhynte gjatë fjalimit.

    Më pas, ministri i Shëndetësisë tha: “Lumet ju që mundeni me folë bash çka t’ju teket pa argumente”.

    “Thua ka 1 milion ma pak shërbime laboratorike në QKUK i dashur Bekim, në vitin 2017 ishin 1.3 milion shërbime laboratorike, në vitin 2018, 1.5 në 2019, 1.6 në 2023 i dashuri dhe i nderuari Bekim Haxhiu, deputet që ulesh edhe flet atë që nuk duhet me folë janë mbi 4 milionë”.

    “Mos gënje, edhe nëse gënjen, gënje përtoke jo për qielli”, tha më tutje Vitia


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark