“Rrenë qoftë” – bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-i dashuri i Eglit, po hynte në BBVA - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Rrenë qoftë” – bëhet viral reagimi i Gjestit kur mendon se ish-i dashuri i Eglit, po hynte në BBVA

    Insajderi
    21 February 2025 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmjen e djeshme, banorëve të Big Brother VIP Albania iu transmetuan pamjet nga nata e parë e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Ky moment ishte veçanërisht interesant për Gjestin, i cili hyri më vonë në garë dhe nuk kishte shumë informacion mbi ngjarjet e natës së parë, pasi u bë pjesë e BBVA menjëherë pas rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

    Një nga skenat që ngjalli më shumë reagime ishte hyrja e të dashurës së tij, Egli, në shtëpi. Në natën e parë, Egli kishte marrë rolin e prezantueses për të futur një banor tjetër, Olsi Abazin. Por konfuzioni erdhi nga mënyra se si prezantuesi Ledion Liço e tha emrin e tij, duke përmendur vetëm “Olsi”.

    Kjo krijoi aludime mes publikut se mund të bëhej fjalë për ish-partnerin e Eglit, aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku.

    Kur pamjet u transmetuan për banorët, edhe vetë Gjestit i shkoi mendja te Olsi Bylyku dhe reagimi i tij ishte i menjëhershëm.

    Ai u shpreh me shaka: “Rren qoftë!”, duke shkaktuar të qeshura mes banorëve dhe duke bërë që momenti të shpërndahet gjerësisht në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark