Rrënimi i teatrit Kombëtar - paralajmërohen protesta të reja në Tiranë - Insajderi
×
Kulturë

Rrënimi i teatrit Kombëtar – paralajmërohen protesta të reja në Tiranë

Insajderi
18 May 2020 - 19:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Regjisori shqiptar Robert Budina nga sheshi i protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë, tha se protesta e sotme do të vazhdojë ditën e mërkurë në ora 17:30.

“Nesër është një natë e rëndësishme për myslimanët. Do të shihemi të mërkurën në orën 17:30. Rroftë Teatri, rrofshi ju”, tha Budina.

Budina i bëri thirrje presidentit Ilir Meta që të njoftojë shpërndarjen e parlamentit.

“Presidenti duhet të njoftojë shpërndajë parlamentin. Neve jemi këtu për të mos u bindur, për të vazhduar deri në fund deri në rrëzimin e kësaj qeverie kriminale. Ne kërkojmë largimin e kryetarit të bashkisë, këtij krimineli. Sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzit sepse ka vrarë shpirtrat e njerëzve. Ata duhet të ikin dhe ne me ndihmën e Evropës do ta rindërtojmë teatrin kombëtar ashtu siç ishte. Sepse ai është simboli i qëndresës qytetare. I pastërtisë njerëzore”, ka thënë Budina, raporton oranews.

Ndryshe, protesta e sotme, pjesë e së cilës ishte edhe opozita, është organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark