Rrënohet bazamenti pa leje për bustin e Skënderbeut - Insajderi
×
Kulturë

Rrënohet bazamenti pa leje për bustin e Skënderbeut

Insajderi
01 March 2019 - 17:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ditë para se të vendosej busti i Skënderbeut, IKMT ka ndërhyrë dhe ka prishur bazamentin. Kjo për shkak se Bashkia e Lezhës nuk kishte marrë leje përkatëse te Instituti i Monumenteve në Ministrinë e Kulturës.

Nuk dihet se ku do të ngrihet bazamenti i ligjshëm, ndërkohë që nesër, më dy mars, do të mbahet ceremonia shtetërore për të përkujtuar “Besëlidhjen e Lezhës 1444”. Pas kësaj ndërhyrjeje të IKMT-së ceremonia do të braktiset nga pushteti vendor dhe ende nuk dihet se si do veprohet me aktivitetet e festimeve që ajo ka marrë përsipër të organizojë./ Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark