×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Rrënohet shtëpia e vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit

    Insajderi
    28 August 2016 - 23:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo shtëpi e vjetër, në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin 1929, ndërsa është rrënuar ditën e diel pavarësisht apelit që ky objekt i vjetër të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore në këtë zonë të mbrojtur, përcjell KultPlus.

    Pavarësisht apelit që të mos rrënohet shtëpia e vjetër afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendërn Historike të Prizrenit, ajo është rrënuar mesditën e së dielës, shkruan KultPlus. Një gjë të tillë e konfirmuan edhe organizata Ec Ma Ndryshe, të cilët thonë se në Prizren po vazhdon praktika e rrënimeve të shtëpive të vjetra dhe e degradimit të trashëgimisë ndërtimore.

    rren

    “Shtëpia e vjetër, afër Xhamisë së Bajraklisë në Qendrën Historike të Prizrenit, që në njërin prej mureve ka pasur mbishkrimin 1929, është rrënuar të dielën, pavarësisht apelit që ky objekt i vjetër të mos rrënohet, por vetëm të zbatohen masat rehabilituese dhe restauruese, për të mundësuar vazhdimësinë e pranisë së vlerave të trashëgimisë ndërtimore në këtë zonë të mbrojtur.

    Kështu në Prizren po vazhdon praktika e rrënimeve të shtëpive të vjetra dhe e degradimit të trashëgimisë ndërtimore, pavarësisht nga deklarimet e zyrtarëve institucionalë se do të ketë kujdes të shtuar dhe investime në mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e organizatës Ec Ma Ndryshe. /kultplus.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark