Rrënojat në qytetin e lashtë Palmira nuk janë dëmtuar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rrënojat në qytetin e lashtë Palmira nuk janë dëmtuar

    Insajderi
    28 March 2016 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Foto të reja janë publikuar në mediat ndërkombëtare nga parku arkeologjik i Palmirës, disa orë pasi trupat siriane larguan prej andej militantët e Shtetit Islamik.

    Fotot tregojnë zgjerimin e shkatërrimit të shkaktuar nga grupi terrorist gjatë pushtimit 10-mujor të kompleksit, që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

    Ndërsa disa nga monumentet më të rëndësishme janë shkatërruar, shumica e rrënojave të qytetit të lashtë duken të paprekura.

    Një zyrtar lokal deklaroi se, autoritetet prisnin “edhe më keq”, “por terreni në përgjithësi është në gjendje të mirë”.

    Presidenti sirian Bashar al Assad përshëndeti rimarrjen e Palmirës nga ISIS, duke e cilësuar “një arritje të madhe në luftën kundër terrorizmit”, shkruan Top Channel.

    Burime ushtarake deklaruan se, ushtria siriane ka tashmë “kontroll të plotë” pas ditë të tëra luftimesh të mbështetura nga sulmet ajrore ruse. Edhe presidenti rus Vladimir Putin uroi Assad për këtë fitore, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit

    Palmira ndodhet në një zonë me rëndësi strategjike, në rrugën mes kryeqytetit Damask dhe qytetit lindor të kontestuar Deir al Zour.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark