Fluturimin Prishtinë-Basel mbrëmjen e së mërkurës bërë që udhëtarët kosovar të presin gjashtë orë në aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari’ për shkak të një problem teknik që kishte aeroplani. Gazeta Insajderi ka siguruar pamje të aeroplanit, xhami i të cilit ishte thyer gjatë fluturimit.
Ndonëse, nga agjencia “MyWings Aviation” kishin thënë për Insajderin se fluturimin Prishtinë-Basel do të bëhet në ora 21:00, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
“Nuk kemi informacion të saktë se çfarë problemi ka pasur, vetëm na është njoftuar se ka pasur probleme teknik dhe tash fluturimi është duke u bërë me një aeroplan tjetër dhe pritet të niset në ora 21:00”, thanë nga kompania kroate për Insajderin.
Kështu bëri të ditur për Gazetën Insajderi, një mërgimtar nga Drenasi, i cili tha se fluturimi është bërë sot në ora 06:00 të mëngjesit.
Mërgimtari tregoi se ishin të detyruar të presin gjashtë orë në aeroport ‘Adem Jashari’ deri tek udhëtimin i radhës.
Sipas mërgimtarit, pjesa më e madhe e udhëtarëve kishin qëndruar në aeroport e Prishtinës deri në nisjen e fluturimit që ishte paralajmëruar në orën 06:00 të mëngjesit.
Tutje, mërgimtari shtuar se kompani nuk ju ka paguar as hotel për të qëndruar derisa po prisnin, madje as darkën.
“Sot në ora 6 të mëngjesit kemi fluturuar. Gjashtë orë kemi pritur dhe pastaj nga kompani na thanë shkoni ka të doni pasi kompani nuk paguan asgjë, as hotel, as darkë. Në ora 04:00 duhet të jemi në aeroport të Prishtinës dhe kështu vepruam. Një pjesë e madhe e udhëtarëve kanë qëndruar në aeroport e një pjesë e vogël kanë shkuar nëpër hotele, ka pasur edhe te tjera që kanë shkuar nëpër shtëpi që kanë qenë më afër. Unë personalisht e kam paguar hotelin 50 euro”, tha mërgimtari nga Drenasi për Insajderin.
Gazeta Insajderi ka raportuar mbrëmë se aeroplani i kompanisë kroate pas gjysme ore udhëtimin ishin detyruar të kthehen përsëri në aeroportin e Prishtinë, pasi xhami i aeroplani ishte thyer.
Mërgimtari nga Peja kishte treguar mbrëmë për Insajderin se kishin udhëtuar deri mbi Podgoricë dhe nga stjuardesat ishin njoftuar se duhet të kthehen pasi ka një problem teknik aeroplani.
“Jemi në Aeroportin e Prishtinës, jemi nis për të udhëtuar nga Prishtinë për në Basel me aeroplan të Kroacisë, pas një gjysme ore udhëtim pas një incidenti u thye xhami aeroplanit dhe jemi kthyer përsëri në Prishtinë edhe që disa kohë askush nuk flet me ne dhe nuk na njoftojnë se çfarë të bëjmë. Kemi udhëtuar deri përmbi Podgoricë dhe na thanë që ka një problem teknikë dhe kur zbritën e pamë që xhami ishte thyer”, tha mërgimtari nga Peja për Insajderin./Insajderi.org/XhenetaUka/