Së paku 141 persona kanë mbetur të bllokuar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në krahinën jugperëndimore kineze Sichuan.
Zyrtarët kinezë raportuan se sot rreth orës gjashtë të mëngjesit ndodhi rrëshqitje dheu në fshatin Shinmo, që gjendet në rajonin Maoshien.
Në këtë katastrofë thuhet se gjatë rrëshqitjes së tokës janë bllokuar 46 shtëpi dhe 141 banorë të fshatit.
Rrëshqitja erdhi pasi në lumin lokal u dëmtuan shkëmbinjtë dhe si pasojë lumi doli nga shtrati, ku bllokoi komunikacionin rrugor të gjatë 1.6 kilometra.
Në kërkimin e banorëve të zhdukur të Shinmoa janë përfshirë edhe shërbimet e shpëtimit me 300 njerëz.