×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 2 mijë raste të reja me COVID-19 në Serbi

    Insajderi
    03 January 2021 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në 24 orët e fundit, 7 mijë e 573 persona u testuan për virusin Corona në Serbi, nga të cilët 1 mijë e 966 rezultuan pozitiv me këtë virus, ndërsa 37 persona vdiqën, raportojnë mediat serbe.

    Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 265 pacientë janë në aparate për frymëmarrje në spitalet në të gjithë Serbinë.

    Ndërsa, nga 7 mijë e 276 persona të testuar dje, 1 mijë e 907 prej tyre dolën pozitiv, ndërsa 38 persona ndërruan jetë.

    Epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Predrag Kon, deklaroi se për imunitetin kolektiv, është e nevojshme të vaksinohen të paktën 1.5 milionë banorë në Serbi.

    Ai shkroi në Facebook se Serbia do të sigurojë gjithçka që është e nevojshme për imunizimin masiv. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark