Miliona llogari në shërbimet më të mëdha postare në internet janë vjedhur nga piratët kibernetikë, thonë ekspertë të sigurisë.
Sipas tyre, rreth 97 milionë fjalëkalime të Gmail, Yahoo dhe Hotmail janë vjedhur nga një sulm gjigant kibernetik që ka prekur 272.3 milionë përdorues në mbarë botën.
Alarmi lëshohet nga “Hold Security”, një kompani që ofron shërbime sigurie online. Alex Holden, themelues dhe drejtues i kësaj kompanie thotë se të dhënat po u shitën kriminelëve në Rusi për hiçgjë.
Më e prekur, sipas tij, është Yahoo me 40 milionë llogari të kompromentuara, më pas Hotmail me 33 milionë dhe Gmail me 24 milionë të tilla. Holden këshillon për përdoruesit ndryshimin e menjëhershëm të fjalëkalimit dhe të pyetjeve të sigurisë.