Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Agjencinë e Statistikave kanë hartuar hartuar planin “Statistikat e Arsimit 2015/2016”
Ky publikim ofron informata statistikore për parashkollorë, arsimin fillor dhe të mesëm të ulët, arsimin e mesëm të lartë, arsimin special, si dhe informata statistikore për arsimin universitar për sektorin publik dhe privat.
Sipas një njoftimi për media nga rezultatet të dala nga publikimi “Statistikat e Arsimit 2015/2016”, del se numri i fëmijëve në çerdhe dhe parashkollor ishte 27 508, prej tyre në sektorin publik 26 154 fëmijë ose 95.1%, ndërsa në sektorin privat 1 354 fëmijë ose 4.9%.
Numri i nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët ishte 263 779, prej tyre në sektorin publik ishin 261 136 ose 99%, ndërsa në sektorin privat 2 643 ose 1%.
Numri i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë ishte 87 847, prej tyre në sektorin publik 85 377 ose 97.2%, ndërsa në sektorin privat ishin 2 470 nxënës ose 2.8%.
Sa i përket numrit të përgjithshëm të nxënësve në arsimin special në vitin arsimor 2015/2016 ishte 357 nxënës.
Numri i përgjithshëm i studentëve në arsimin universitar në vitin akademik 2015/2016 ishte 120 429 studentë, prej tyre në universitetet publike 73 111 studentë, ose shprehur në përqindje ishin 60.7%, ndërsa në kolegjet private ishte 47 318 studentë, ose 39.3%. /Insajderi.com