Që nga viti 2009 rreth 40 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga nënshtetësia e Kosovës, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Në MPB bëjnë të ditur se vetëm tre muajt e parë të këtij viti 1350 persona kanë hequr dorë nga nënshtetësia, njofton RTV 21.
Kryesisht për shkak se, shumica e atyre që kërkojnë heqjen e shtetësisë jetojnë në vendet e BE’së, të cilët nuk i pranojnë dy nënshtetësi.
Nga njohës të zhvillimeve në vend kjo shifër konsiderohet si mjaft shqetësuese.