Rreth 5 milionë fletëvotime do të shtypen për dy raunde të zgjedhjeve lokale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 5 milionë fletëvotime do të shtypen për dy raunde të zgjedhjeve lokale

    Insajderi
    02 July 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe dy raundet e zgjedhjeve për Kryetarë Komunash që do të mbahen në vjeshtë, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime.

    Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas mbledhjes së mbajtur të mërkurën, ku u miratuan specifikat për shtypjen e fletëvotimeve.

    Sipas planit të KQZ-së, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave do të shtypen 1,800,000 fletëvotime, ndërkaq për raundin e dytë janë parashikuar 1,250,000 fletëvotime. Po ashtu, për zgjedhjet për Kuvende Komunale do të shtypen 1,800,000 fletëvotime.

    Në bazë të raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit është 2,075,868 votues. Këto shifra pasqyrojnë përgatitjet e KQZ-së për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në nivelin lokal në Kosovë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark