Rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 57 mijë fëmijë u trajtuan në Pediatri

    Insajderi
    22 November 2023 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën e Pediatrisë, u trajtuan rreth 57 mijë fëmijë bëjnë me dije nga SHSKUK, shkruan Insajderi.

    “56 mijë e 970 fëmijë me probleme të ndryshme shëndetësore, janë trajtuar në Klinikën e Pediatrisë, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, e deri tani”.

    Tutje thuhet se “numrin më të madh të fëmijëve të trajtuar e ka pasur Shërbimi Emergjent, me 38 mijë e 257 fëmijë, ku 6 mijë e 288 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm shëndetësorë në reparte të ndryshme të kësaj klinike”.

    Numër i madh i fëmijëve janë trajtuar nga specialistë pediatër të profileve të ndryshme, ku sipas statistikave, deri tani në këtë vit ka pasur 18 mijë e 713 vizita specialistike.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark