Rreth 600,000 fëmijë janë të bllokuar në Mosul – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Rreth 600,000 fëmijë janë të bllokuar në Mosul

    Insajderi
    01 November 2016 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Është një moment kritik për mbrojtjen e fëmijëve dhe hapjen e korridoreve të sigurta, për t’iu mundësuar 1.5 milion civilëve, përfshirë 600,000 fëmijë, të largohen”, tha organizata bamirëse.

    Forcat irakiane kanë hyrë të martën në rrethinat lindore të Mosulit, derisa po bëjnë përpjekje të rimarrin qytetin nga grupi militant Shteti Islamik.

    Korrespondentët, megjithatë, thonë se trupat po përballen me rezistencë të ashpër të militantëve në zonën Kukjali.

    Mosuli ka rënë nën kontrollin e Shtetit Islamik në vitin 2014.

    “Nuk mund të qëndrojmë duarkryq dhe të presim një tjetër situatë si Alepo”, tha drejtori i Save the Children për Irakun, Maurizio Crivellaro.

    Rreth 250,000 njerëz janë të rrethuar nga forcat e regjimit në Alepo të Sirisë që tre muaj.

    Zyra për të Drejta të Njeriut e Kombeve të Bashkuara tha të martën se ka marrë raporte të reja për vrasje masive nga Shteti Islamik në Mosul.

    Zëdhënësja Ravina Shamdasani tha se 40 ish-oficerë të sigurisë së Irakut janë vrarë më 29 tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark