×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Rreth 700 mijë persona vizitojnë panairin e veturave në Gjenevë

    Insajderi
    14 March 2016 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 700 mijë persona kanë marrë pjesë në panairin e 86-të të veturave “International Motor Show” në Gjenevë të Zvicrës.  Ky është panairi i 86-të me radhë.

    Bëhet fjalë për 0.7 për qind më shumë vizitor se vitin e kaluar. Pak më shumë se gjysma e vizitorëve, sipas një sondazhi, erdhën nga vendet jashtë Zvicrës, 30 për qind erdhën nga Franca, 6 për qind nga Italia, 3 për qind nga Gjermania dhe 9 për qind nga vendet e tjera.

    Ndërkohe edhe organizatorët janë të kënaqur me rezultatin.

    “Ne festojmë këtë vit për një panair të madh”, citohet të ketë thënë shefi i panairit, Maurice Turrettini.

    Panairi i ardhshëm “International Motor Show” do t’i hapë dyert nga 9 deri në 19 mars të vitit 2017./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark